Izraeli është duke bërë përpjekje për të ndërmjetësuar mes Ukrainës dhe Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Jeruzalemi mund të jetë vendi ku në të ardhmen mund të mbahen bisedime për paqen të nivelit të lartë.
“Kryeministri i Izraelit, Bennet, po mundohet të gjejë një mënyrë për të mbajtur bisedime. I jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e tij në mënyrë që herët e vonë të nisim të kemi bisedime me Rusinë, mundësisht në Jeruzalem. Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen nëse është e mundur”, tha ai.
Komentet e Zelensky-t u bënë pasi ai pati një fjalim në parlamentin e Izraelit të dielën./tvklan.al