Duke qenë se Kastriot Çaushi e imitoi në mënyrë perfekte “raportin” e Gentian Zenelajt me celularin, ky i fundit bëri një premtim te “Kampionët”. Aktori tha se do e fikë celularin dhe do ndjekë me kërshëri dy ndeshjet e rëndësishme të Europianit, Spanjë-Gjermani e Portugali-Francë.
Kjo për të hedhur poshtë teorinë se ai është i fiksuar pas celularit dhe sigurisht për të ardhur në studio “me laps e letër”.
Marina Vjollca: Si mendon se do të jetë nesër ndeshja, hahaha? Është bukur kështu?
Gentian Zenelaj: Nesër, si asnjëherë tjetër në jetën time, unë do fik celularin.
Marina Vjollca: Pse??
Gentian Zenelaj: Do jem me Kaçin prezent, do ta fik celularin. Dhe do t’i shoh këto ndeshje çdo sekondë…
Kastriot Çaushi: Nuk ndodh!
Gentian Zenelaj: Unë jam djalë që e mbaj fjalën. Do ta lë në shtëpi mor fare.
Kastriot Çaushi: Ti je i sëmurë si rrallëkush me celularin!
Gentian Zenelaj: Puna ime nuk mbaron me njerëzit që u kthej përgjigjie.
Marina Vjollca: Pse çfarë punon, në Call Center?
Gentian Zenelaj: Po jo moj Marina, unë bashkë me Sajmirin jemi pjesë e emisionit “Stop” dhe ne na shkruan gjithë Shqipëria.
Marina Vjollca: Sapo i bëra një pyetje me të qeshur dhe ma ktheu prapë seriozisht. O Zot, ju lutem stabilizoni Gentin.
Gentian Zenelaj: O ke ngrënë sheqer nuk e di, por ke një sugar rush të paparë. Po Marina, punoj në Call Center. Po ke këta dëshmitarë që unë do ta fik celularin.
Imitimi që bëri Çaushaj për Zenelajn:
/tvklan.al