Komisioner: “Qendrat e votimit janë hapur rreth orës 07, kemi marrë njoftimet e gjithë sekretarëve të qendrave të votimit të cilët janë të vetmit që u lejohen celularët, jemi njoftuar dhe nuk ka pasur asnjë lloj parregullsie. Pra votimi ka filluar normal dhe pa asnjë lloj incidenti dhe problemi. Shpërndarja e bazës materiale ka përfunduar rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, janë furnizuar të 33 qendrat e votimit që mbulon KZAZ numër 21 për bashkinë Lushnje dhe sot nuk ka ndodhur, me hapjen e kutive sot në mëngjes ka qenë e gjithë baza materiale, nuk ka pasur mungesa në materialet e bazës.”

“Kushtet ishin normale, votimi ishte i qetë.”

Gazetare: “Më thuaj si shkoi votimi sot?”

“Votimi shkoi shumë mirë, ishte shumë i thjeshtë vetëm me një fletë nuk ishte me sa di unë herët e tjera se unë e kam për herë të parë që votoj, por me sa pata dëgjuar ishin shumë fleta, kurse kësaj radhe ishte shumë i thjeshtë  vetëm me një fletë.”/tvklan.al