Për shkak se bllokuan zhvillimin e seancës plenare të së hënës, socialistët kanë depozituar një kërkesë të ndërmerren masa disiplinore për tre deputetë demokratë.
Këshilli i Etikës do të mblidhet të mërkurën në orën 13:00 për të vendosur nëse do të përjashtojë nga punimet e Kuvendit Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Saimir Korreshin.
Seanca të hënën ishte e dedikuar për diskutime që lidhen me zgjedhësit, por deputetët e opozitës me të njëjtën strategji nuk lejuan kolegët socialistë të merrnin fjalën.
Flamur Noka u përplas fizikisht dhe me punonjësit e Gardës.
Tv Klan