“Liderët e vegjël duhet të bashkohen dhe të përcaktojnë se kush mund t’i udhëheqë në një betejë”, kështu është shprehur analisti Baton Haxhiu sa i përket partive opozitare në betejën e zgjedhjeve të 2025-ës.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Haxhiu theksoi se është e nevojshme që të zgjidhet një lider që të përfaqësojë opozitën. Analisti u shpreh se opozita duhet të marrë një model ku përmendi atë të Greqisë.
Baton Haxhiu: Duhet ta marrë një model. Modeli është që ka pasur Greqia, Tsipras. Është modeli më i suksesshëm që duhet të mbështeten në populizëm dhe në vizion. Nëse një lider ka kaq përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare dhe kaq stabilitetit dhe kontroll të pushtetit, një model i ngjashëm që e rrezikon pushtetin e tij është vetëm modeli i Tsipras.
Dy probleme janë që opozita ta arrijë këtë. E para të lirohet nga egoja sepse paraqitja vetëm në studio televizive nuk ua fiton zgjedhjet. Duhet që të përcaktojnë liderët e vegjël, që i kanë nga 10 mijë përkrahës, duhet të bashkohen dhe të përcaktojnë se kush mund t’i udhëheqë në një betejë. Kjo është sa i përket këtij lidershipit që ka krijuar parti.
Problemi është që në këtë fazë do të duhet të shihet kush është i majtë dhe kush është i djathtë. Kjo është pastaj një problematikë tjetër. Doni betejë siç thuhet kundër një lideri të fortë që e ka shndërruar politikën në regjim apo doni që ideologjikisht ta fitoni këtë betejë. Rama nuk sillet ideologjikisht me Shqipërinë dhe pushtetin.
Gjëja e dytë është që a duhet të sillet me logjikën që të refuzohet gjithçka që ky regjim ka ose të ndërtojë një strategji. Nëse ndërtohet ky model i rezistencës atëherë ka një kontradiktë këtu. Nuk mundet që rezistenca të jetë nga ballkoni edhe… Mënyra tjetër është ndërtimi i liderit dhe ai heroizohet në ballkon. Janë dy modele që duhet t’i përdorë.
Agim Nesho: Po pse ka problem me ndërkombëtarët që e kanë bllokuar me llafe?
Baton Haxhiu: Ndërkombëtarët nuk t’i fitojnë asnjëherë zgjedhjet, por nga pushteti të rrëzojnë pa kurrfarë problemi.
Baton Haxhiu: Unë mendoj se nëse të gjitha partizat e vogla nuk e prodhojnë një lider edhe nëse rezistenca nuk shkon poshtë, por ri në ballkon pa e krijuar një lider të ri i cili realisht e merr njëfarë roli vendimtar, për arsye se momentalisht Partia Demokratike për faktin që ka problem për një lider i ka pesë lider që dalin në rrugë, iu prijnë protestave. Jo, në këtë moment i duhet një lider i cili përfaqëson dhe një lider i cili heroizohet në ballkon, ndryshe nuk ka mundësi.
/tvklan.al