Nuk është e thënë që të paktën një herë të vetme procesi zgjedhor për zgjedhjet administrative në bashkinë e Vaut të Dejës të përfundohet pa problem. Në komisionin zonal të qeverisjes vendore të kësaj bashkie kanë mbërritur mbrëmë vetëm materialet e 13 qëndrave të votimit, nga 14 qëndra gjithsej që ka kjo bashki. Problemet më të mëdha kanë qënë në qëndrën administrative në fshatin Naraç ku është thyer kutia e votimit dhe janë grisur procesverbalet nga perosna ende te paindetifikuar. Ndërkohë sipas burimeve të PD thuhet se rezultatet e dala nga këto 13 qëndra votimi nxjerrin fitues kryetarin aktual të bashkisë së Vaut të Dejës, kandidatin e PD zotin Rrok Lorja.

“KZQV e Vaiut të Dejës sot i ka dhënë firmën, vulën e kryetarit, të nënkryetarti dhe të sekretarit me ato fletë votimi që janë të bardha, diferenca dhe me 13 qëndra të tjera, rezulton që të jetë i mbyllur procesi i votimit”.

Ndërësa nga ana tjetër kandidati i Partisë Socialiste dhe PAD zoti Dede Dodani ka akuzuar PD për manipulime në vota.

Dede Dodani: “Pas një pjesmarrje në votim duke marrë parasysh dhe duke krahasuar pjesmarrjen nëpër qëndra votimi në gjithë njësinë bashkiake, aty ka shkuar 90%, pra trregon se edhe këtu është votuar sipas zakonit të vjetër të PD, votojnë komisionerët, këto të themë të drejtën kanë një parrullë të vjetër që ka përdorur Stalini, s’ka rëndësi se kush voton, rëndësi ka kush numëron”./tvklan.al