Zgjedhjet e se dielës do te vene ne gatishmëri mbi 5 mijë e 500 forca policore, te cilat do te ruajnë sigurinë ne qendrat e votimit dhe rendin publik. 

Një plan i gjere veprimi është hartuar kohe me pare nga krerë te larte te këtij dikasteri dhe tashme puna ne terren ka nisur.

Sot ne mesdite është bere ndarja e një kontingjenti qe për mungese efektivesh do të udhëtojnë nga Tirana për në disa rrethe.

Gjergj Jorgo: “Gjatë kësaj periudhe ne i kemi zhvilluar të gjitha trajnimet në bazë të zbatim porosive dhe efektivët tanë të policisë. Dua nga ana juaj atë kontribut, atë nivel shërbimi që kemi treguar në qytetin e Tiranës, të demonstrojmë edhe në këto qytete që do shkoni me shërbim.”

230 nga këta punonjës policie do te angazhohen ne qarkun e Elbasanit, 95 ne Fier, 90 ne Berat, 50 ne Dibër dhe rreth 40 efektiva ne Gjirokastër. Ne Tiranë mbeten te angazhuar mbi 1200 forca policie.

Sipas drejtuesve te larte te policisë këta efektiva do te jene ne gatishmëri te plote deri ne dorëzimin e materialeve zgjedhore pranë qendrave te numërimit ditën e zgjedhjeve.

Secili prej tyre është i identifikueshëm dhe i pajisur me një badge ku emri dhe kodi është i regjistruar pranë vendit ku do te kryejë shërbimin./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani