Gjykata e Administrative në Tiranë rrëzoi një kërkesë të Alfred Belerit, ish-kryebashkiakut të zgjedhur për Bashkinë e Himarës, që të shfuqizonte dekretin e presidentit që caktoi 4 Gushtin si ditën e zgjedhjeve të pjesshme.
Beleri pretendonte që dekreti ishte nxjerrë në shkelje të ligjit dhe kushtetutës pasi duhet të ishte pritur mbarimi i afatit të ankimit të vendimit të KQZ për shpalljen e mandatit të tij si i pavlefshëm.
Gjithashtu pretendonte se presidenti duhet të ishte vënë në lëvizje nga Këshilli i Ministrave, jo nga Sekretari i Përgjithshëm. Këto pretendime u rrëzuan këtë të martë nga Administrativja.
Tv Klan