Që nga ora 7 e mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ku mbi 1,8 milionë votues do të zgjedhin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Njëherësh do të zgjidhet se cili do të jetë president i vendit, pasi mbahet edhe balotazhi, ku në garë janë Gordana Siljanosvska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Procesi që vëzhgohet dhe nga 300 monitorues ndërkombëtar ka ecur i qetë dhe pa probleme.

Sipas KQZ-së, deri në ora 13:00 pjesëmarrja në votime për zgjedhjet parlamentare ishte 25.84%.

Vihet re një tendencë e ulët për votimet presidenciale. Sipas të dhënave, votuesit shqiptarë nuk po preferojnë që të votojnë për kreun e ri të shtetit.

Për zgjedhjen e presidentit duhet të ketë një pjesëmarrje 40% e votuesve.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale kanë votuar 302.158 votues, gjegjësisht 23.95% e votuesve. Ndërsa për zgjedhjet presidenciale kanë votuar 302.158 votues, gjegjësisht  23.95% e votuesve.

Vihet re një tendencë e ulët për votimet presidenciale. Sipas të dhënave shqiptaret nuk po preferojnë që të votojnë për kreun e ri të shtetit.

Për zgjedhjen e presidentit duhen të ketë një pjesëmarrje e të paktën 40% e votuesve e ku njëri prej kandidatëve duhet të fitojë të paktën rreth 363 mijë vota.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, në garë janë 17 parti e koalicione.

Qytetarët flasin dhe për atë çfarë presin nga partitë për qeverisjen e vendit.

Sakaq, lideri i opozitës, Mickoski ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje, pasi sipas tij, vetëm kështu mposhten skenarët e partive që nuk janë evropiane.

Tv Klan