Partia e ish-kryeministrit Bojko Borisov sipas ‘exit polleve’ doli parti e parë në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, duke fituar 74 deputetë, por ajo nuk siguron shumicën qeverisëse të 121 deputetëve.

Partia e dytë, “Vazhdo me Ndryshimin” e Petkovit siguroi 42 mandate, ndërsa partia “Rilindja” 36 mandate.

Në katër vitet e fundit këto janë zgjedhjet e shtata parlamentare që mbahen në Bullgari.

Tv Klan