Pozita e Ukrainës mund të marrë një tjetër goditje mes aleatëve të NATO-s, teksa e ardhmja e mbështetjes perëndimore është e mbuluar me paqartësi të thella pas kthimit të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë.

Një ithtar i tij garon në zgjedhjet presidenciale të kësaj të Diele në Rumani, vendin që ka fituar një rol tepër të rëndësishëm për aleancës gjatë luftës së Ukrainës. George Simion nga nacionalistët e Aleancës për Bashkimin e Rumunëve, renditet i dyti në sondazhe dhe me shumë gjasa do të jetë ai që do të përballet në raundin e dytë të 8 Dhjetorit kur zhvillohen njëherësh edhe zgjedhjet parlamentare në Rumani, me kryeministrin socialdemokrat Marcel Ciolacu.

I shfaqur edhe me kapelen e kuqe të idhullit të tij amerikan në mes të parlamentit rumun, Simion ka deklaruar do të ndalë ndihmën ushtarake për Ukrainën, nëse ai dhe partia e tij fitojnë zgjedhjet. Premton një Rumani më patriotike, ndërsa institucionet europiane i ka quajtur “një flluskë të pangopurish të korruptuar”. Ndaj tij ka pasur akuza se është spiun i rusëve, të cilat i ka mohuar.

Mbështetja për të është në rritje pasi ka premtuar strehim të përballueshëm për të gjithë, uljen e inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe se nuk do të lejojë që rumunët të trajtohen si njerëz të dorës së dytë.

Tv Klan