Kandidati i Partisë Social-Demokrate, Marcel Ciolacu, duket se ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani.
Nga të dhënat e sondazheve pas mbylljes së votimeve, kryeministri aktual kryeson me 25 për qind të votave.
Përballë në raundin e dytë ai pritet të ketë Elena Lasconin, nga Unioni për Ruajtjen e Rumanisë, e cila ka marrë 18 për qind të votave.
George Simion nga nacionalistët e Aleancës për Bashkimin e Rumunëve, që sondazhet parazgjedhore e rendisnin të dytin, duket se është renditur i katërti me rreth 16 për qind të votave.
Tv Klan