Nesër Gjykata e Lartë e Floridas do të dëgjojë për 30 minuta dhe njëherë pretendimet e dy kampeve demokrate dhe republikane, kandidatë për postin e Shtëpisë së Bardhë. Në orën 15:00 me orën tonë, gjykata do të dëgjojë për 30 minuta pretendimet e tyre dhe të bëjnë pyetjet që kanë. Kështu ka deklaruar sot zëdhënësi i Gjykatës së Lartë të Floridas.

Secila palë arriti t’a kthejë situatën në favor të saj. Demokratët Al Gor është shprehur: ” E vetmja kërkesë që unë kam është që çdo votë të numërohet. Mendoj se Gjykata e Lartë e Floridas ka mbajtur një qëndrim asnjanës.”

Ndërsa republikani Bush nga Teksas është shprehur se kjo periudhë zgjatjeje ka qenë interesante për të dyja kampet. Njerëzit kanë një muaj që presin rezultatin e votës së tyre, ka thënë ai. Shpresoj që e gjitha kjo që mbarojë sa më shpejt./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori