Dita e fundit, por dhe më e tensionuara në kampet demokrate dhe republikane të Amerikës. Sekretarja e Shtetit të Floridas ka kundështuar në mënyrë të prerë kërkesën demokratike për vazhdimin e numërimit të votave me dorë.
Kanë reaguar demokratët të cilët kërcënojnë se do t’a çojnë çeshtjen në Apel. Kandidati demokrat Al Gor i ka bërë ftesë kundërshtarit të tij Bush për një takim vetëm për vetëm dhe i ka kërkuar që të mos ndërhyjë në numërimin e votave.
Republikani Bush e ka refuzuar ftesën për takim të Al Gorit. Ai është shprehur se e vlerëson hapin e kundërshtarit të tij, por një takim i tillë mund të mbahet pas ditës kur dhe të shpallet emri i fituesit./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori