Konfirmohen infektimet në Spanjë, Francë, Suedi e Kore të Jugut
Varianti i ri më ngjitës i koronavirusit po zgjeron hartën e përhapjes. Spanja është vendi evropian që ka raportuar më shumë raste të konfirmuara të infektuarish me mutacionin e ti të COVID-19. Bëhet fjalë për 4 persona të hyrë nga Britania e Madhe.
Nga një rast të konfirmuar ka tashmë edhe në Francë dhe Suedi. Ndërsa autoritetet në Gjermani dhe Itali dyshojnë se të infektuarit me variantin e ri të koronavirusit mund të kenë hyrë edhe në këto vende.
Rasti i parë i infektimit me këtë variant jashtë kontinentit është konfirmuar në Korenë e Jugut. Për të frenuar përhapjen e tij, Japonia, Filipinet dhe Indonezia bllokuan hyrjen e të gjithë të huajve duke nisur nga kjo e Hënë për të paktën 2 javë.
Një tjetër mutacion i koronavirusit, që mendohet të jetë varianti i tretë i COVID-19ës është shfaqur në Afrikën e Jugut. Autoritetet britanike kanë pezulluar të gjithë fluturimet nga ky vend, duke qenë se Britania e Madhe është tranziti kryesor në Evropë për fluturimet nga Afrika e Jugut.
Krahas Britanisë së Madhe në vendet e tjera evropiane dhe Shtetet e Bashkuara vazhdon tendenca rënëse e infektimeve të reja, çka duket qartë edhe në shifrat e 24 orëshit të fundit.
Tv Klan