Një avion me më shumë se 62 persona në bord u zhduk pasditen e së shtunës menjëherë pasi u ngrit nga kryeqyteti indonezian, Jakarta.
Autoritetet zyrtare thanë se Sriëijaya Air Boeing 737 humbi kontaktin rreth orës 2:30 të pasdites me kohën lokale, gjatë rrugës për në Pontianak, një province në Kalimantan Perëndimore.
Uebfaqja për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24.com tha se avioni kishte humbur lartësi prej 3,000 metrash në më pak se një minutë. Në Boeing 737, përveç dy pilotëve dhe 4 anëtarëve të ekuipazhit, po udhëtonin 56 pasagjerë, përfshirë 10 fëmijë.
Menjëherë pas njoftimit ka nisur kërkimi për lokalizimin e avionit dhe shpëtimin e pasagjerëve.
Një numër banorësh të një ishulli afër vendit ku avioni u zhduk, i thanë shërbimit indonezian të BBC-së se kishin gjetur objekte që mendonin se ishin të aeroplanit.
Sipas BBC, dëshmitarët kanë dëgjuar një shpërthim të fortë që mund të ketë ardhur nga përplasja e avionit në ujë. Aeroplani nuk është një 737 Max, modeli Boeing i përfshirë në dy rrëzime të mëdha në vitet e fundit.
Tv Klan