Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen. Sipas gazetares së Klan News Emi Kalaja, një shok i tij dhe familja deklarojnë se për herë të fundit e kanë parë duke punuar në bujtinë.

Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qenë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por ende pa asnjë rezultat.

Klan News