Prezantuesi i njohur televiziv Michael Mosley është zhdukur që prej të mërkurës teksa ndodhej me pushime në ishullin grek të Symit.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet edhe në zona që janë të vështira për t’u arritur. Një helikopter nga Athina është nisur në ishull për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Prezantuesi britanik nuk e kishte celularin me vete, gjë që e bëri më të vështirë për të rënë në gjurmët e tij.

Policia greke tha se Mosley u nis për një shëtitje në qendër të ishullit dhe pastaj humbi kontaktet me bashkëshorten e tij e cila ngriti alarmin për zhdukjen.

Temperaturat e larta dhe terreni i vështirë i motit do ta bëjë edhe më sfiduese detyrën për autoritet të cilat janë në kërkim të tij.

67-vjeçari është i njohur për programet, duke përfshirë programin e BBC-së ‘Trust Me’, ‘I’m a Doctor’ dhe paraqitjet në ‘The One Show’ të BBC-së dhe ‘This Morning’ në ITV.

Klan News