Këto janë pamjet e shpërthimit të ndodhur pasditen e sotme në zonën industriale në Lushnje, të kapura nga kamera e objektit përballë.
Në 31 sekonda shihet se si kanë shpërthyer flakët në kapanonin ku po ndërtohej, e ku njerëzit përreth vrapojnë të frikësuar.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë me dy viktima e shtatë të plagosur u raportua në orën 15:37 të kësaj të Premteje. Teksa disa prej të plagosurve janë dërguar te Trauma në Tiranë me djegie të rënda në trup, i lënduar ka mbetur edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ky i fundit pas një operacioni të kryer në spitalin e Lushnjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, dyshohet se shpërthimin e ka provokuar një vinç i cili ka prekur linjën e tensionit të lartë.
/tvklan.al