Lajme Arkiva 2003

U zhvillua dje edicioni i dytë i festivalit të këngës moderne “Mikrofoni i Artë”. Pas një spektakli që zgjati rreth 2 orë dhe që u transmetua drejtpërsëdrejti nga TV Klan dhe televizioni Koha Vizion në Prishtinë u shpallën fituesit.

Çmimi “Mikrofoni i Artë” u fitua nga Produkt 28 dhe Besa me këngën “Më beso”, çmimin e tekstit më të mirë e mori Blue street band me këngën “Tirana Blues”.

Çmimi i “Orkestracionit më i mirë” juria ia akordoi Juliana Pashës me këngën “Mirë je larg”, ndërsa çmimin “Tendecë” e fitoi Mad Lion ft Lyrical Son me këngën “Ende”.

Me regji të Petri Bozos ky festival solli në skenë edhe të ftuar special. E ndërkaq këtë vit të binte në sy pjesëmarrja e gjerë e këngëtarëve dhe grupeve nga Kosova të cilët u mirëpritën nga spektatorët./tvklan.al