Lajme Arkiva 2003

Rreth 4 mijë të rijnë morën pjesë në festivalin e vrapimit i cili riorganizohet për të tretin vit radhazi. Sponsori kryesor i këtij aktiviteti ishte kompania Samsung në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Komitetin Kombëtar Olimpik Shqiptar dhe Drejtorinë Arsimore.

Startimi dhe finishi i garës së vrapimit ishte sheshi Nënë Tereza. Në garë morën pjesë 3000 nxënës të shkollave 8-vjeçar dhe të mesme të kryeqytetit dhe 500 studentë të akademisë ushtarake.

“Ky aktivitet zhvillohet për herë të tretë në Shqipëri dhe sponsorizohet nga kompania Samsung Electronics dhe ka një karakter argëtues që rinia shqiptare të mblidhet së bashku dhe të kalojë një paradite të bukur. Është pak art, pas sport edhe një lojë fituese”.

Fituesit e garës u vlerësuan me çmime nga kompania Samsung, e cila ndër të tjera dhuroi objekte elektro-shtëpiake për shkollën e fëmijëve invalid në Shkodër, shkollën e fëmijëve të verbër dhe spitalin e fëmijëve në Tiranë, Qendrën Kombëtare të Rehabilitimit në Kombinat etj. Aktiviteti u shoqërua nga një koncert i shkurtër artistik./tvklan.al