Një zjarr i fuqishëm ka rënë në afërsi të spitalit të Lushnjës. Sipas policisë shkaku ka qenë djegia e disa barishteve të thara nga banorët e zonës.

Era ka përhapur flakët me shpejtësi duke bërë që ato të futen në oborrin e brendshëm të spitalit civil.  Në rrezik është vënë urgjenca, materniteti dhe kirurgjia.

Pirro Keçi: “Pas godinës së maternitetit, ndodhet qendra e bombolave të oksigjenit dhe protoksidit dhe pastaj mendohet se si mund të ndodhte që nuk mund të parashikohet.”

Në vendngjarje kanë ardhur menjëherë tre zjarrfikëse të cilat bënë qe vatrat e zjarrit të eliminoheshin. Ndërkohë policia ka ndaluar një person që dyshohet të ketë gisht në zjarr-vënien e qëllimshme./tvklan.al

Gazetare: Anila Sefa