Auditimi i nisur nga ministria e shëndetësisë në spitalet e rretheve, ka nxjerr në pah krizën në të cilët ndodhet shërbimi shëndetësor në shumë rajone të vendit.
Në spitalin e Vlorës situata e furnizimit me ilaçe është dramatike. Ndërkohë që për shumë shërbime mungojnë aparaturat.
Lutor Nuraj: “Spitali i Vlorës nuk bën përjashtim nga spitalet e tjera. Po ju them që ka vajtur në nivelin më të ulët në nivelin zero. Çfarë mungojnë, nuk mund të numëroj ato që mungojnë se janë shumë. Pra është një gjendje skandaloze, spitali ka nevojë për skaner, ka nevojë për eko te ndryshme, ka për aparaturat e stomakut për shumë aparate të cilat është bërë kërkesë.”
Si për të mos mjaftuar kjo, në këtë spital mungojnë disa mjekë specialistë. Ndërkohë që operacionet kryhen nga kirurgë të dalë në pension.
Lutor Nuraj: “Ka vetëm neokirurg që ka dalë në pension dhe nuk ka nerkirurg. Ka natamopatolog që nuk ka natamopatolog as për specializim dhe kemi mungesë të kirurgëve të zëvendësuar, por në pension.”
Në spitalin e Lushnjës janë evidentuar stoqesh medikamentesh të blera që në vitin 2005, ku një pjesë u ka skaduar afati.
Pirro Kice: “Në 7 milion e 600 mijë lek të reja medikamente, 3 milion e 895 përbëjnë stokun, pra mbi gjysma.”
Nga auditimi i kryer deri më tani në disa spitale, shkelje ka pasur jo vetëm më procedurat e tenderimit, por edhe me shpenzimet karburant, dieta dhe shërbimet të tjera./tvklan.al
Gaetare: Ornela Hila, Anila Sefa