Një zjarr i madh ka rënë në anë të autostradës Lushnje-Rrogozhinë në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”.

Si pasojë e erës së fortë në zonë, zjarri është përhapur në një magazinë që merret me përpunimin e lëndës drusore.

5 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të vënë flakët nën kontroll. Nga flakët nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve. Policia po punon për të orientuar trafikun e automjeteve.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

/tvklan.al