Një zjarr i madh ka rënë në Golem të Lushnjes, duke djegur ferra dhe barishte të thata në një zonë të banuar.
Sipas gazetares së Tv Klan në Lushnje, Anila Sefa, flakët kanë dalë deri në rrugën nacionale dhe tymi ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Flakët po favorizohen nga era e fortë duke u përhapur drejt jugut. Zjarri ka djegur edhe linjën e re hekurudhore, si dhe një banesë të braktisur.
Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse, si dhe forcat e policisë që po hetojnë shkakun e zjarrit.
I pranishëm është edhe deputeti i PS i zonës së Lushnjes, Bujar Çela.
/tvklan.al