Një zjarr ka rënë pak pas mesnatës në një azil në rrugën “Ali Visha” në Tiranë. Pas njoftimit se disa të moshuar kanë mbetur të bllokuar, në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit.
Ata kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve të azilit, ndërkohë që është fikur edhe zjarri. Mësohet se katër të moshuar janë dërguar në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Siç ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj dy prej të moshuarve janë dërguar në shërbimin e toksikologjiksë për shkak të asfiksisë.
Një tjetër është dërguar tek djegie-plastika ndërsa njëri prej tyre tek Trauma me gërvishtje për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara kur ka ndodhur ngjarja.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Megjithatë po vijon puna për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj ngjarje./tvklan.al