Frikë dhe panik tek banorët e një pallati 10 katësh në Lezhë për shkak të rënies së zjarrit në kabinën e matësve të energjisë në bodrumin e ndërtesës.

Shkak paraprakisht dyshohet një defekt i cili shkaktoi tym të dendur brenda ambienteve të banimit, çka bëri që banorët të evakuohen me shpejtësi për shkak të dendësisë së tymit.

Përhapja e flakëve ishte e menjëhershme dhe shkaktoi asfiksi për 3 zjarrfikës dhe një të moshuar të cilët morën ndihmen e parë në spital.

Zjarri që zgjati për disa minuta u neutralizua nga forcat zjarrfikëse ndërsa policia ndihmoi në evakuimin e banorëve dhe nisi hetimet për shkaqet e zjarrit.

Klan News