Zjarret e kësaj vere në liqenin e Prespës kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme. Sipërfaqja e shkrumbuar që shkon deri në afërsi të kufirit grek, përllogaritet në rreth 40 hektarë.
Ekspertët e mjedisit ngrenë alarmin se flakët kanë shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme ekosistemin e liqenit, duke zhdukur habitatet e pelikanit kaçurrel, por edhe shpendëve dhe gjallesave të tjera të Prespës së Vogël.
Banorët e fshatrave qē shtrihen përgjatë liqenit të Prespës së Vogël, djegin në mënyrë të vazhdueshme kallamishtet me qëllim që liqenin tashmë të kënetëzuar ta shfrytëzojnë si tokë bujqësore.
Rastet e zjarreve në këtë zonë janë të përvitshme, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve në brendësi të liqenit është e kufizuar, çfarë bën që flakët të vazhdojë për ditë të tëra.
Tv Klan