Pas zjarrit të rënë në muajin shkurt të këtij viti në Urgjencën e re të QSUT-së që nxori jashtë funksioni shërbimet spitalore që ofroheshin aty, ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila konfirmoi se shërbimi i Urgjencës në QSUT, vijon çdo ditë të ofrojë shërbim për të gjitha urgjencat e tjera përveç urgjencave kardiovaskulare.
Koçiu thekson se po punohet me ritme të shpejta për të rikthyer sa më parë në këtë strukturë spitalore shërbimin për urgjencat kardiovaskulare dhe të gjitha shërbimet si më parë.
Për zjarrin e rënë në shkurt në QSUT, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për “Shkatërrim të pronës me zjarr” dhe për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.
Klan News