Familjarët e 28-vjeçares Entela Hysko, e cila humbi jetën në një aksident tragjik pak ditë më parë, janë vizituar nga zëvendës ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale Marjeta Zaçe, e cila ngushëlloi të afërmit për humbjen e thellë të vajzës së tyre.
Marjeta Zaçe: “Çdo ditë luftojmë për të qenë një shoqëri e lirë dhe e hapur dhe nuk jemi shoqëri maskash. Duhet patjetër të vlerësojmë jetën e çdo individi pavarësisht nga statusi apo gjinia. Kjo është një humbje e madhe tragjike dhe padyshim dhe ne na vjen keq dhe duam që të vlerësohet.”
Shkallët përpara banesës së 28-vjeçares janë shtruar nga familjarët me tapet të kuq. Përmes të cilit Entela Hysko është përcjellë ditën e shtunë për në banesën e fundit. Zëvendës ministrja e punës u shpreh se gjendja e familjarëve për humbjen e vajzës së tyre është tejet e rënduar./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami