Marjeta Zaçe: “Niveli i varfërisë deri në fund të vitit 2007, vlerësohet të jetë ulur me 33% në krahasim me vitin 2002. Ritme më të shpejta të reduktimit të varfërisë janë identifikuar veçanërisht në tre vitet e fundit. Deri në fund të vitit 2008 synohet që popullsia nën vijën e varfërisë të arrijë në nivelin 14 % nga 16.9% që ka qenë në vitin 2007. Numri i familjes të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike tashmë janë në nivelin e 93 mijë nga 114 mijë që kanë qenë në vitin 2007, pra ka një ulje të nivelit të varfërisë në 19%./tvklan.al