Zviceranët nuk e durojnë dot faktin se në skuadrën e tyre kombëtare kanë futbollistë, të cilët shfaqin simbolet e tyre të origjinës sa herë që të munden.
Kjo gjë u vu re dhe gjatë Botërorit, ku edhe pse ishin dy shqiptarët që ia siguruan fitoren, zviceranët nuk pëlqyen faktin se ata bënë me duar simbolin e shqiponjës. Për këtë arsye ata kërkuan që të përjashtohen të gjithë futbollistët që janë me dy shtetësi në skuadër.
Jo më larg se dje Granit Xhaka ka postuar një foto në rrjetin e tij social “Instagram”, ku së bashku me gruan e tij, ai ka formuar shqiponjën. Kaq ka mjaftuar që të gjithë t’i kthehen kundër futbollistit.
Tashmë listës së vendeve që nuk duan të shohin simbolin e shqiponjës që formohet me duar nga shqiptarët, i është shtuar edhe Zvicra. Duhet thënë se shqiptarët përbëjnë një komunitet të madh në numër dhe shumë aktiv në Zvicër dhe skuadra e futbollit një pjesë të suksesit ia dedikon pikërisht sportistëve shqiptarë.
Klan Plus