Manchester City po tenton të kuptojë nëse Paul Pogba është i gatshëm për një rikthim në Manchester. Lojtari vetë kuptohet se ngurron të kthehet pasi ka qenë futbollist i United. Pogba po vuan një dënim 4-vjeçar për përdorim të substancave të ndaluara në sport.

31-vjeçari u largua nga Juventusi në Nëntor, që do të thotë se ai është një lojtar i lirë. City ka vlerësuar opsionet në mes të sezonit më të vështirë të kohës së Pep Guardiola deri tani, ku dëmtimet dhe çështjet e merkatos kanë dobësuar skuadrën.

Edhe merkato e Janarit është bërë e vështirë për City për shkak të pasigurisë që rrethon klubin me vendimin në pritje për 115 akuza për shkelje të fair play financiar. Klubi rrezikon deri në zbritje nga kategoria në Premier League dhe mosmarrje pjesë në kupat e Europës.

Dëmtimi i ligamentit të kruciat të Rodrit e ka lënë ekipin me një mesfushë të dobët, prandaj Pogba paraqet një zgjidhje potenciale. Pogba dëshiron të luajë sërish në nivelin më të lartë, por preferencat e tij duket se janë në Serie A La Liga në Spanjë dhe Bundesliga në Gjermani.

Tv Klan