Adrien Rabiot është zyrtarisht një lojtar i francezëve të Marseille. Mesfushori bëri prezantimin e tij këtë të martë, pasi kishte arritur marrëveshjen prej ditësh.

Rabiot ka firmosur kontratë 2-vjeçare dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Roberto De Zerbi.

Futbollisti francez, ishte pa skuadër nga 30 qershori, kur i përfundoi kontrata me Juventusin. Rabiot u përfol në ekipe të mëdha si Atletico Madrid dhe Milan, por vendosi të rikthehet në vendlindje.

Sipas asaj që raportohet në Francë, 29-vjeçari ka përfituar një bonus prej 10 milionë eurosh, për nënshkrimin me Marseille. /tvklan.al