Vetëm pak ditë mund të zgjasin pushimet për Paulo Fonseca. Portugezi i shkarkuar në fundin e vitit 2024 po kërkohet me ngulm nga ekipet e Ligue 1 franceze. Bëhet fjalë për Lyon dhe Marseille, të cilët janë vënë në gjurmët e 51-vjeçarit. Lyon e ka marrë seriozisht mundësinë për të emëruar ish-teknikun e Milanit në krye të stolit. Protestat e tifozëve, të zhgënjyej për rezultatet në fushën e lojës dhe vendi i gjashtë në kampionat shtyjnë presidencën për të shkarkuar teknikun aktual të skuadrës.
Sipas asaj që raportohet në mediat franceze, Fonseca synon garanci sportive dhe ekonomike për të marrë drejtimin e Lyonit për shkak se gjiganti francez rrezikon dënimin për shkak të shkeljeve të rregullave financiar. Edhe Porto mbetet pistë për të.
51-vjeçari e ka drejtuar klubin në vitin 2013 ku fitoi trofeun e parë si trajner, Superkupën e Portugalisë. Fonseca u largua nga kuqezinjtë duke ndërprerë kontratën e nënshkruar verën e kaluar deri më 30 qershor 2026. Prandaj portugezi, në gjurmët e të cilit gjendet edhe West Ham është i lirë të nisë një aventurë të re.
Klan News