Adrien Rabiot ka mbyllur zyrtarisht aventurën me Juventusin. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi bardhezi, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Mesfushorit i ka përfunduar kontrata dhe palët nuk arritën një akord për të rinovuar. Francezi del lojtar i lirë në merkato dhe është në kërkim të një skuadre të re, me interesimet që nuk mungojnë.

Futbollisti 29-vjeçar, ishte pjesë e Juventusit prej pesë sezonesh, aty ku ishte kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

Rabiot u transferua në Torino në verën e vitit 2019, pasi u largua si lojtar i lirë nga PSG-ja. Mesfushori regjistroi 157 ndeshje të luajtura me “Zonjën e Vjetër”, ndërsa shënoi 18 gola. /tvklan.al