Paulo Pogba do i rikthehet futbollit të luajtur në muajin Mars të vitit të ardhshëm, ndërsa ende nuk e ka vendosur skuadrën ku do të vazhdojë karrierën.

Mesfushori francez, mbyllu kontratën me Juventusin pak javë më parë dhe po studion alternativat për të ardhmen.

Francezët e Marseille, janë klubi më i interesuar për momentin, për të marrë shërbimet e mesfushorit 32-vjeçar.

Drejtuesit e pëlqejnë shumë Pogba-në dhe duan ta kenë në ekipin e tyre, ku në verë nisi një projekt i ri.

Për futbollistin ka interesime nga Katari, SHBA dhe Turqia, por mbetet të shihet se ku do të zgjedhë të vazhdojë karrierën e tij. /tvklan.al