Në prani të 300 delegatëve, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zyrtarizuar edhe degën e saj në Durrës. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta duke folur për programin e kësaj partie u shpreh dhe lidhur me qëndrimin e saj ndaj emigrantëve.
Ilir Meta: “Durrësi ka një pjesë të mirë të popullsisë së tij jashtë vendit. Ne mendojmë se i duhet dhënë fund nëpërkëmbjes dhe nënvlerësimit të tyre nga shteti dhe nga institucionet e tij.”
Kryetari i degës LSI në Durrës u zgjodh ish-kryetari i Partisë Socialiste në këtë qytet Leonidha Gjermeni. /tvklan.al