1 Maj ka mbërritur në Qendrën Tregtare Univers në Tiranë me një larmi veshjesh të sezonit dhe mbi të gjitha me çmime mjaft të favorshme. Kjo falë aplikimit të ofertave që shkojnë deri në 70%. Në të 80 dyqanet e modës dhe aksesorëve të kësaj qendre tregtare po aplikohen çmimet e reduktuara në kuadër të javës së ofertave.
QTU është e vetmja qendër mode në Shqipëri ku mund të gjenden koleksionet më të fundit dhe tendencat e veshjeve dhe aksesorëve nga markat më të njohura botërore. Por 1 maj në QTU është pritur dhe me këngë teksa për të pranishmit kanë përformuar disa për disa orë rresht zërat më të mirë të muzikës moderne shqiptare. Si motrat Libohova, Jonida Maliqi, Produkt 28, West Side Family apo Stine.
“Ky është viti i 3 për të cilin ne kemi organizuar një eveniment special për konsumatorin. Gjithashtu ky eveniment korrespondon dhe me javën e ofertave speciale në të gjithë dyqanet e QTU-së. Janë hapur 50 dyqane të reja në pjesën e re dhe janë prezente firmat më të njohura prestigjioze, të cilat janë ekskluzivisht vetëm në QTU”.
Shumë shpejt zinxhiri i QTU-ve përveç se në Fier po do shtrihet edhe në qytetet e Korçës dhe Shkodrës si dhe në Farkë të Tiranës./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro