Moderatorja e njohur e emisionit “Jo vetëm modë” që transmetohet në Tv Klan, Orinda Huta u bë nënë për herë të parë më 15 Korrik të vitit që lamë pas. Që nga ajo ditë, çifti na ëmbëlson herë pas here me postimet e tyre në rrjetet sociale së bashku më të shtrenjtën e tyre.
E pagëzuar me emrin, Atara, fotot e vogëlushes pëlqehen dhe komentohen në masë të gjerë nga fansat e dyshes. Herë pas here, Orinda na tregon si kujdeset për të bijën dhe së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në InstaStory ku ka publikuar foton e parë të Atarës kur erdhi në jetë. Nuk ka dyshim se ky është një ndër momentet më të bukura të jetës së Orinda Hutës.

Gjithashtu, moderatorja ka bërë publike për herë të parë pamjet filmike të ditës kur mësoi gjininë e vogëlushes së saj.

Atara jo vetëm që ka zbukuruar jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos, por gjithashtu na zbukuron herë pas here dhe ne feed-in në Instagram./tvklan.al