Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, zhvillohen protesta në shumë vende të botës.


Edhe në vendin tonë, që prej orës 9 të mëngjesit mësuesit janë mbledhur në sheshin kryesor të Tiranës dhe kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Përfaqësues të sindikatave të të gjitha rretheve kërkojnë një arsim më cilësor dhe rritje pagash.

Nisi me mësuesit, por do jetë edhe Sindikata e Arsimit që do marshojë drejt Kryeministrisë. Sindikata e bluzave të bardha në protestë, e minatorëve dhe ish-minatorëve që kërkojnë të drejtat e tyre të cilët në orën 11 do të mblidhen të gjithë bashkë”, raportoi gazetarja e Klan News Ermelinda Hoxhaj.

Pritet që deri në mbrëmje në protestë të dalin përfaqësues të sindikatave të ndryshme./tvklan.al