Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Bukë, liri dhe paqe, kjo ishte motoja e manifestimeve të 1 Majit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Parullat ekonomike të lëvizjes sindikaliste për ulje të orëve të punës, nisën në Amerikë në fund të luftës civile 1865.
Sindikatat kërkuan për herë të parë 8-orëshin, Lëvizja punëtore amerikane arriti t’i imponojë në këtë vit kërkesën për reduktimin e orarit të punës nga 13 në 10 orë, për të kërkuar 20 vite më vonë shkurtimin e saj me 20 orë të tjera. Shënohen ngjarje të përgjakshme në Çikago, ku manifestohej për të drejta. Në 1 Maj 1890 vendoset 8-orëshi i punës dhe një ditë pushimi në javë, por sindikalistët amerikanë kërkuan ndalimin e punës së fëmijëve, e krijimin e një legjislacioni.
Jemi shekuj më vonë në Shqipëri, e s’kemi arritur t’i ndalojmë ato që sindikatat në botë i kanë fituar me protestë. 1 Maji njihet vetëm në Tiranë, kanë dalë ta festojnë sindikalistë dhe komunistë. Një shesh i vetëm s’ka mjaftuar për një 1 Maj. Kërkesa të ndryshme e njerëz tërësish ndryshe. Në të dyja anët e sheshit “Nënë Tereza” janë dëgjuar parulla për paga e për kundërshti politike.
Hysni Milloshi: “Në bëjmë thirrje, ditë punë mund të jetë kështu, por kjo është ditë punë për kapitalistët, për zyrtarët, për hajdutët, për ata që bëjnë korrupsion, nuk është ditë pune për punëtorët. Punëtorët janë pa punë, janë në të gjitha vendet e botës, ne u bëjmë thirrje punëtorëve, si pjesë e armatës së proletariatit botëror, që të përmbysin regjimin kapitalist dhe t’i sigurojnë punë fshatarëve si më përpara”.
Shtetit të paktën sot i duhet të kujtojë numrin e të papunëve, shifrat e papunësisë ndryshojnë nga ato zyrtare. Ministria e Punës publikon se e ka ulur atë në 15.2%. Në të gjithë vendin ka 163 mijë të papunë. 25% e të regjistruarve janë të rinj të moshës 16 dhe 25 vjeç. 75% e popullsisë që konsiderohet e papunë, trajtohet me ndihmë ekonomike./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti