1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ka bërë që Sindikata e Arsimtarëve të dalë në protestë. Nga Muzeu Kombëtar deri në Ministrinë e Arsimit me pankarta në duar ata kanë marshuar, duke kërkuar në këtë ditë kushte më të mira dhe rritje të investimeve në arsim.
Por ky nuk ishte i vetmi marshim në Tiranë, pasi Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni për të drejtat në punë, zgjodhën ta bënin protestën e tyre para Kryeministrisë.
Edhe Konfederata e Sindikatave zhvilloi një protestë në rrugën e Rinasit, më sloganin ‘Mos u largoni Atdheu ka nevojë për ju’, ka si synim ishte sensibilizimi i të rinjve të mos largohen nga vendi.
Tv Klan