Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se për të përdorur “Sky” apo “EncroChat” duhet paguar një tarifë prej 1 mijë e 500 Euro në muaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Balla është shprehur se vetëm 1 punonjës policie ka pranuar se ka pasur akses në këto aplikacione.
Taulant Balla: E nise me një pjesë të shkëputur nga deklaratat e Dumanit, e cila është e nxjerrë jashtë kontekstit. Dumani me të drejtë thotë se nga 2020 dhe deri në 2023, janë 69 raste të cilët kanë rënë në rrjetën e drejtësisë. Unë i kam thënë që ne duhet të ndërtojmë dhe po e ndërtojmë që në rastin kur kemi nën hetim punonjës policie, kjo gjë nuk duhet bërë, duhet bërë përmes SPAK dhe AMP. AMP ka hyrë në një fazë tjetër dhe falë mbështetjes së partnerëve. Në rast se raportimi bëhet fjalë për 4 vjet, ne kemi 65 punonjës policie për 360 ditë që janë edhe me SPAK, edhe me prokuroritë e tjera. Unë nuk e kundërshtoj që brenda Policisë së Shtetit ka pasur dhe ka punonjës policie që tradhtojnë betimin dhe uniformën e policisë. Unë kam konsideruar procesin e vetëpastrimit të policisë detyrën numër 1. Unë sapo kam marrë detyrën kam kërkuar një sondazh. 61.2% kërkonte luftë kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave dhe kjo ka qenë një prej sukseseve më të mëdha.
Blendi Fevziu: A ju ka vënë SPAK në dispozicion listën e punonjësve që kanë përdorur Sky apo EncroChat?
Taulant Balla: Këto janë sekrete hetimore.
Blendi Fevziu: Kur i pyetët punonjësit e policisë, sa e pranuan që e përdornin këtë?
Taulant Balla: Vetëm 1 e pranoi se kishte përdorur.
Spartak Koka: Këto 2 punonjësit e fundit e kishin deklaruar se kishin përdorur apo jo?
Taulant Balla: Jo. Edhe sikur të dalin të pafajshëm nga Policia e Shtetit janë të përjashtuar për shkak të mosdeklarimit.
Spartak Koka: Nëse ju keni akses tek Europoli, duhet ta kishit të këtë informacion dhe ju i keni mbajtur në detyrë, të 2 janë në kërkim.
Taulant Balla: Ne nuk duhet ta kemi fare aksesin tek hetimi, atë e bëjnë prokurorët, kemi për detyrë ta mbështesim dhe i kam kërkuar që në rast se keni informacion që X punonjës policie ka pasur llogari, nuk është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale, ju lutem të na e vini në dispozicion. Të kishte një llogari të tillë, duhet të paguaje 1 mijë e 500 Euro në muaj dhe më shumë se kaq është se komuniteti në të cilën aksesoje ishte një qasje me persona kriminalë. AMP, rezultatet e deritanishme janë të mira, por janë të pamjaftueshme sa kohë që deri tani jemi në nivel shef komisariatesh, pa pasur drejtorë nuk quhet e suksesshme. Kemi ringjallur procesin e vetingut, kemi pasur shkarkime dhe dorëheqje. Në këtë proces janë të përfshirë të gjithë, pa mbështetjen e SPAK, të SHISH dhe të informcionit që vjen, e vështirë që ky proces të shkojë në këto nivele, besimplotë që do të kemi dhe drejtorë.
/tvklan.al