Greqia ka pranuar që të punojë përtej orarit të caktuar 22:00 kur ishte vendosur mbyllja e kufirit në doganën e Kakavijës.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një postim në Facebook, ka deklaruar se pala greke do të dërgojë ekipe mjekësore shtesë për të bërë të mundur kalimin e 1 mijë udhëtarëve të fundit që kanë mbetur në Kakavijë.
Ndërsa nga dita e nesërme, kalimi drejt Greqisë do të kryhet përmes rregullave të reja.
“Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19”, shkruan ministrja Xhaçka. /tvklan.al