Në 10 muaj të këtij viti Shqipëria ka tejkaluar rekordin e gjithë vitit 2023 në turizëm, kohë kur u shënuan 10.1 milion turistë.
Nga Janari deri në Tetor kanë hyrë në Shqipëri 10.4 milionë të huaj. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në krahasim me po të njëjtën periudhë vjet ka një rritje me 16%.
Sipas të dhënave zyrtare, pas shtetasve nga Kosova, kryesojnë italianët, që janë kthyer në grupin e dytë më i madh të atyre që e kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj.
Nga Janari deri në Tetor kanë hyrë në vendin tonë më shumë se 1 milion italianë.
Në krahasim me Janar-Tetorin e 2023-it, këtë vit rritjen më të madhe e kanë njohur turistët nga India, Kina dhe Franca.
“Është hera jonë e parë në Shqipëri, jemi nga Franca. Është shumë bukur, na pëlqen kultura juaj”.
“Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm. Kemi ardhur dje, është fantastike. Për ne që jemi francezë çmimet këtu janë të lira”.
Përgjatë muajit Tetor vendi ynë ka pritur 761 mijë të huaj, 9% më shumë sesa në Tetorin e një viti më parë.
Tv Klan