Brenda datës 10 maj, partitë politike duhet të regjistrohen nga KQZ si subjekte të vetme elektorale ose koalicione me kandidatët e tyre për deputet. Kjo datë mund të shënojë divorcin përfundimtar mes aleatëve të vegjël dhe Partisë Socialiste. Krahas kandidatëve për deputetë në 100 zonat elektorale, partitë politike dhe koalicioni do të paraqesin listat me 40 emrat që do të përfitojnë nga përqindjet e proporcionalit.

Një ditë pasi ka refuzuar ofertën e socialistëve, aleatët Gjinushi, Melo e Ceka mendojnë t’i rikthehen idesë së krijimit të polit të qendrës i cili do t’u kundërvihet dy partive të mëdha si PS dhe PD. Sipas Melos në këtë grupim krahas socialdemokratëve, aleancistëve, mund të bëjnë pjesë dhe demokratistianët e Bushatit dhe formatorët e Pollos.

Në disa zona ky grupim mund të paraqesë kandidatë të përbashkët, ndërsa zonat e tjera mund të konkurrojnë të vetëm për të bashkëpunuar më tej në balotazhet e 8 korrikut. Melo ka propozuar që ky grupim i ri të emërtohet Qendra e Bashkuar Demokrate./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame