Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u prit sot në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, kryeparlamentarja Spiropali i shprehu Shenjtërisë së Tij falenderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali shoqërohej në këtë audiencë nga familja e saj dhe ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj.



/tvklan.al