Kylie Jenner njihet për shpenzimet marramendëse dhe jetën luksoze. Por duket se këtë herë ajo nuk është kursyer aspak. 22-vjeçarja ka blerë një arush, i cili kushton vetëm 12 mijë dollarë.
Fansat e kanë quajtur këtë çmenduri, megjithatë Kylie i ka shpenzuar këto para për një kauzë. Jenner e bleu gjatë eventit të bamirësisë të krijuar nga Justin Bieber dhe Hailey Bieber në Los Angeles për t’ua dhuruar fëmijëve në nevojë.
Arushi është jeshil i mbuluar me kristale dhe ka vetëm 5 të tillë në të gjithë botën.
Klan Plus