Reperi i famshëm Travis Scott është arrestuar këtë mëngjes në Paris pas një konflikti me truprojën e tij.

Reperi amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster u arrestua nga xhandarët në George V Hotel. Ngjarja ndodhi në orën 5 të mëngjesit, vetëm pak hapa larg Champs-Élysées.

Sipas burimeve të policisë, reperi ishte i dehur kur ndodhi konflikti. Scott ndodhet në Paris për të ndjekur Lojërat Olimpike.

Në qershor, reperi u arrestua në Majami pas një “konflikti në një jaht”. Kur policët e pyetën nëse kishte pirë, Scott u përgjigj: “Jemi në Majami”.

Vetëm një javë përpara arrestimit të qershorit, Scott pati një përplasje me ish-in e Kylie Jenner, Tyga. Scott dhe Kylie nuk janë më bashkë, por kanë dy fëmijë.

Reperi ka pasur shpesh probleme me ligjin. Më i madhi ishte tragjedia në turneun e tij Astroworld në Teksas ku 10 persona humbën jetën nga asfiksimi dhe qindra të tjerë u lënduan./tvklan.al